Shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me të kuq, kështu u vlerësua Uzuni në takimin ndaj Villarreal

by admin
Spread the love

Granada e Myrto Uzunit duket se është zhytur në një krizë të thellë në kampionat, teksa ka regjistruar humbjen e pestë radhazi, në përballjen ndaj Villarealit, që përfundoi me rezultatin 1-4.

Uzuni e nisi nga stoli këtë duel, teksa u fut në lojë në minutën e 13-të të pjesë së parë. Talenti beratas ishte i pafat, teksa në minutën e 34-t shkaktoi penallti.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, fillimisht u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që pas konsultës me VAR-in gjyqtari anuloi kartonin e kuq, duke i nxjerrë të verdhin.

Nga SofaScore, Uzuni u vlerësua me notën 6.3

Granada renditet në vendin e 17-të në kampionat me vetëm 24 pikë në 25 ndeshje. Katër më shumë se Alaveshi i vendit të 18-të.

/Insporti.com

You may also like