Shiu dhe bora nuk e pastruan ajrin e ndotur – Shqip

by admin
Spread the love

Partitë “zihen” po nuk sjellin masa konkrete

Shiu dhe bora nuk arritën ta pastrojnë ajrin në vend. Shkupjanët vazhdojnë të thithin ajr të ndotur tregojnë matjet e IQ air. Nga ana tjetër këshilltarët e LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit kanë dorëzuar iniciativë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për ndotjen në kryeqytet. Iniciativën e përkrahën edhe këshilltarët e partive politike tjera.

“I bëjmë thirrje kryetarit të Këshillit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Trajko Sllaveski, që ta pranojë iniciativën dhe të caktojë takim për të diskutuar për ndotjen enorme që po i ndodh Shkupit me javë të tëra. Ndotja e madhe është problem për të gjithë banorët e Shkupit dhe miratimi i masave për reduktimin e ndotjes duhet të jetë prioritet kryesor për qytetin”, deklaroi Renata Jajoska, këshilltare e LSDM-së në Qytetin e Shkupit.

Kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE.

“Në vend që të propozojnë gjysmëmasa dhe seanca të jashtëzakonshme, le të ulen LSD dhe Arsovska, qoftë edhe në mbledhje të fshehtë, le të sjellin masa reale dhe thelbësore për ndotjen”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe dje Ministria e Shëndetësisë për shkak të ndotjes së ajrit gjatë sezonit rekomandoi sërish mbajtjen e maskave me qëllim që të mbrojtjes nga ajri i ndotur./KlanMacedonia

You may also like