Shiriti i kapitenit për Mbappe, strategjia e re e PSG për ta bindur të rinovojë

by admin
Spread the love

PSG po provon çdo mënyrë që Kylian Mbappe të rinovojë me parizienët në fundin e këtij sezoni. Të paktën në Spanjë janë të sigurt se Leonardo ka gjetur një strategji të re për të krijuar një lidhje të futbollistit më shumë me klubin.

Kështu, sot PSG do të përballet me Clermon në javën e 31 të Ligue 1. Në këtë takim, Mauricio Pochettino duhet t’i bëjë llogaritë pa kapitenin e tyre Marquinhos. Për këtë arsye shiritin e kapitenit mund ta marrë Kylian Mbappe.

Kështu, gjithmonë sipas mediave spanjolle, këtë vendim PSG e ka marrë në mënyrë që t’i japë një shtysë më shumë Mbappe për të rinovuar kontratën. Javë më parë është përfolur për një kalim të mundshëm te Real Madridi, por ditët e fundit është rritur ndjeshëm kuota që ylli francez të qëndrojë në Paris. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like