Shirat vdekjeprurës në Itali, Kurti: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se me pikëllim po i ndjek zhvillimet në Itali ku 13 persona kanë mbetur të vdekur nga përmbytjet teksa rreth 13 mijë persona janë evakuuar.

Kurti ka shprehur ngushëllime për të gjithë jetët e humbura teksa ka thënë se Kosova është e gatshme të jap ndihmën e saj aty ku nevojitet, njofton Klankosova.tv.

“Me shumë pikëllim dëgjova për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet që kanë shkaktuar përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë. Mendimet tona janë me qytetarët italianë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku nevojitet”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Shirat vdekjeprurës në Itali, arrin në 13 numri i viktimave

You may also like