Shifra alarmante te fëmijët dhe të rriturit – Shqip

by admin
Spread the love

Autoritetet e shëndetësisë thonë se thuajse një e treta e fëmijëve dhe të rriturve kanë mbipeshë. Ekspertët e mjekësisë thonë se “fajtorët” kryesor për epideminë e obezitetit në vend janë mosaktiviteti fizik dhe konsumimi i ushqimit të shpejtë.

Të dhënat e ISHP-së flasin se mbi 30% të fëmijëve të moshës nga 6 deri 9 vjec kanë mbipeshë, kurse 13.8 prej tyre janë me peshë esktreme.

Mjektë thonë se të dhënat janë alarmante, kurse obezitetit duhet të trajtohet si problem publik shëndetësor dhe të vendoset në programet kombëtare të prevenimit.

“Bëj thirrje që jo vetëm shëndetësia sekondare dhe terciare, por bashkë me politikën shëndetësore të bjën program kombëtar në parandalimin e obezitetit, duke llogaritur MSH-në për të kycur shëndetësinë primare për t`u përballur me obezitetin. Duhet të shmanget edhe stigma, të flitet, të diskutohet, të ngritet vetëdija që pa komplekse të kërkohet ndihma”, tha Irfan Ferati.

Duke marrë parasysh shifrat e fëmijëve me obezitet, mjekët paralajmërojnë hapjen e Qendrave për obezitet edhe në Klinikën e Fëmijëve. Qendra të këtilla janë hapur në Spitalin “8 Shtatori” dhe Qendrën Klinike “Nënë Tereza”

Në regjistrin “Termini im” janë të evidentuar 14.000 persona me obezitet, por mjekët thonë se shifrat janë më të larta./tvklan.mk

You may also like