SHGM: Shkarkimi i paautorizuar i fotografive autoriale është vepër penale

by admin
Spread the love

Me qëllim të përmirësimit dhe mbrojtjes së të drejtave autoriale të fotoreporterëve, përfaqësuesit e SHGM-së dhe anëtarët e Seksionit të Fotoreporterëve në SHGM zhvilluan takim pune me prokurorët e Prokurorisë Themelore Publike Shkup.

“Trendi në rritje i vjedhjes së fotografive dhe shkeljes së rëndë të së drejtës autoriale të fotoreporterëve nga disa media por dhe subjekte tjera komerciale në vend paraqet një problem të madh dhe për këtë arsye ne duhet të punojmë së bashku në të ardhmen për ta çrrënjosur këtë praktikë” – theksoi Petr Stojanovski, përfaqësues. i Seksionit të Fotoreporterëve në SHGM.

Në takimin e zhvilluar në Prokurorinë Themelore Publike janë diskutuar aktgjykimet në fuqi për shkeljen e të drejtës autoriale për të cilat prokuroria në të kaluarën ka ndërmarrë veprime në bazë të detyrës zyrtare. Përfaqësuesit e SHGM-së theksuan se është e rëndësishme që në të ardhmen PTHP-ja të ketë qëndrim proaktiv në mbrojtjen e të drejtave autoriale të punëtorëve mediatik.

“E drejta autoriale konsiderohet si një nga të drejtat më të rëndësishme në kryerjen e detyrës profesionale të gazetarëve dhe punonëtorëve mediatik në përgjithësi, të cilët përmes punës së tyre krijojnë përmbajtje, pavarësisht nëse bëhet fjalë për foto, video apo tekste autoriale. Pikërisht për këtë, gazetarët por edhe fotoreporterët dhe kameramanët, duhet të njihen si autorë të përmbajtjeve që krijojnë dhe nëse shkelen këto të drejta, kryerësit e veprës duhet të mbajnë përgjegjësi”, theksoi Dragan Sekulovski, drejtor ekzekutiv i SHGM-së.

Në takimin në PTHP ishin të pranishëm përfaqësuesit e SHGM-së Dragan Sekulovski dhe Millan Spirovski, Ivan Breshkovski- avokat, Tomislav Georgiev, Petr Stojanovski dhe Robert Atanasovski nga Seksioni i Fotoreporterëve në SHGM si dhe Prokurori themelor publik Gavril Bubevski dhe prokurorët Iskra Haxhi Vasileva dhe Darko Jakimovski si dhe Biljana Arsovska, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun në PTHP.







Artikulli paraprakSnopçe reagoi ndaj kritikave: S’kemi alternativë tjerë, pos të jemi pjesë e Qeverisë
Artikulli tjetërTetovë, policët jashtë rrezikut për jetën, pronari i lokalit me dëme të mëdha materiale




You may also like