Sherr mes fqinjësh në Tetovë

by admin
Spread the love

Një debat mes fqinjësh ka përfunduar në sherr dhe konfrontim fizik me përdorim edhe të mjeteve të forta në rrethin e Tetovës. Nga policia thonë se po marrin masa për zbardhjen e rastit, përcjell Klan Maqedoni.

“Pesëdhjetë e katër vjeçari R.I. nga Leshka e Tetovës, dje (08-janar) në ora 11:30 në SPB Tetovë ka raportuar se gjysmë ore më herët para shtëpisë së tij familjare është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij I.M.(55), të cilit i ka paraprirë një debat verbal në mes tyre. Sipas raportit, I.M. gjatë sulmit kishte përdorë edhe një mjet të fortë”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë./KlanMacedonia

You may also like