Shëngjini, destinacioni i pushuesve besnikë – Shqip

by admin
Spread the love

Qytetarë të shumtë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut e zgjedhin për kushtet dhe pastërtinë

Shëngjini mbetet destinacioni i turistëve besnikë. Vizitorë të shumtë, kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut e zgjedhin çdo vit për të kaluar pushimet.

Ata thonë se çdo vit e gjejnë më mirë këtë hapsirë bregdetare. Pushuesit thonë se këtu u pëlqejnë kushtet dhe shërbimi.

Ata kanë mendime të ndryshme përsa u përket çmimeve. Disa thonë se janë normale dhe të tjerë ankohen.

Shëngjini është një nga zonat më të frekuentuara në veri të vendit. Zgjidhet si nga qytetarët vendas, por edhe nga rajoni dhe shtete të ndryshme, ndërsa preferohet veçanërisht për pastërtinë dhe qetësinë.

Klan News

You may also like