Shemsi Prençi zbulon gabimet që e ‘fundosën’ Saimir Tahirin dhe hedh dyshimet e forta

by admin
Spread the love

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka komentuar emisionin “Breaking” vendimin për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri nga drejtësia shqiptare.

“Nuk jam i surprizuar, pasi vendimi doli për Tahirin për shpërdorim detyre. Po të kthemi në kohë në vitet 2015-2016 raportet e SHISH të klasifikuara nga instancat e larta të shtetit ka pasur në dijeni presidenti dhe kryeministri aktual, kanë qenë të trishtë dhe kur të vijë koha e deklasifikimit do të habiteni se si ka mundësi që në një shtet që pretendon të bëhet anëtar i BE nuk vihen në zbatim nga strukturat ligjzbatuese. Marrëveshje e dakordësi për ta dënuar me qëllim që të mos dënohet. Dënimi për një vepër, që është i lehtë për Tahirin.

I lehtë për faktin se shpërdorimi i në pikëpamje të funksionit nuk mund t’i përkiste ministrit të Brendshëm, ndërkohë që parandalimi i kanabizimit ishte detyrë e drejtorit të përgjithshëm të policisë. Ministri është post politik, nëse do të kishim një shpërdorim detyre nuk do të kishim vetëm një penalizim ndaj ministrit por të gjerë i shtrirë në strukturat e ministrisë dhe të policisë. Prokuroria e ka nisur hetimin për krijimin e grupit struktural për kultivimin e drogës, e përfundoi te shpërdorimi i detyrës së ministrit“, tha Prençi.

Sipas tij, Tahiri e dinte se do të dënohej pasi provat ekzistonin. Prençi theksoi se ministri kampion pati disa gabime për mënyrën se si u soll ai.

“Adoleshente e papërgjegjshme, pjesa e sjelljes me kushërinjtë (Habilajt). Adoleshente, e pamatur duke shkuar me makina dhe me skafe, e dyta në raport me oficerin e policisë së Vlorës që denoncoi drogën Dritan Zaganin, se nuk duhej bërë një incidie e drejtuar direkt nga ministria për ta sulmuar atë. Reforma policore më e thella dhe me e dëmshmja, janë larguar drejtuesit e parë të policisë me qindra që ishin aset i çmuar për organizatën e policisë, këtu përmend largimi e Artan Cukut, drejtori më i suksesshëm, që ishte drejtues i Policisë së Vlorës. Artan Didi fajtor se e mori nga komisioner zgjedhor i PS e caktoi si drejtor. Drejtorin tjetër që e zgjodhi Tahiri, por në fakt e zgjodhi Rama dhe nuk kishte përgjegjësi, e ai si ministër nuk kishte përgjegjësi për kanabizimin se ishte post politik, por drejtori i Policisë. Atij i dukej vetja fluturak, ai fluturonte se i pëlqente vetja e i dukej organizata e policisë ishte si pionere”, tha Prençi.

Gjithashtu ai theksoi se ndëshkimi i Tahirit mund të ketë ardhur edhe si pasojë e luftës së brendshme në PS, ku ekzistonin disa klane.

You may also like