Shehi: Të shmangim euforinë, duhet të ngulim këmbët në tokë

by admin
Spread the love

4-0 kundër Kukësit dhe Tirana shkëputet e vetme në krye. Orges Shehi nuk e fsheh lumturinë për rezultatin e sotëm dhe kjo gjë është dukur mjaft mirë në deklaratat e tij pas ndeshjes.

NDESHJA- “Është e vërtetë, sot ishim skuadra që duam të jemi, një skuadër dominante, përballë një kundërshtari shumë të fortë. Mendoj se e kemi interpretuar shumë mirë atë që bëjmë në stërvitje duke marrë parasysh edhe si luan kundërshtari dhe kjo na rezultoi e suksesshme”.

PIKËT- “Unë mendoj që sot janë mbyllur dy xhirot e kampionatit, janë luajtur 18 ndeshje dhe është gjë e mirë që kemi vazhdimësi. E kemi mbyllur me aq pikë sa kemi mbyllur edhe fazën e parë, po 20, dhe kjo është gjë pozitive. Jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë për të bërë”.

MODULI- “Unë mendoj që edhe moduli sot ishte i përshtatshëm duke marrë parasysh edhe kundërshtarin që po luanim. E filluam me 3-4-1-2 dhe 3-4-3, pastaj pas fillimit të pjesës së dytë dolëm me 5-3-2.

Mendoj se e kishim përgatitur mirë dhe ky modul besoj se ishte çelsi i suksesit duke mos lënë kundërshtarin të dalë te loja e vetë dhe duke shfrytëzuar topat pas shpine që si Xhixha si Taulanti i kanë bërë detyrat perfekt, por edhe lojtarët e tjerë që shërbyen”.

REZULTATI- “Është një rezultat që na jep kënaqësi dhe që kurrësesi nuk e menduam se do të fitonim 4-0. Në radhë të parë mendon që të fitosh ndeshjen, pastaj vazhduam po me të njëjtin rritëm dhe mënrë dhe sigurisht që kjo na dha rezultat. Nuk e mendonim se do të fitonim 4-0, por menduam se do të dilnim shumë para portës”.

KUËSI JASHTË GARËS PËR TITULL- “Unë nuk mendoj se Kukësi ka dalë jashtë loje, pasi janë edhe 18 javë në lojë dhe ka shumë pikë. Tani mendoj se fillon një kampionat tjetër për ne që duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse skemi bërë asgjë dhe për mendimin tim është ndeshje më e rëndësishmë ndeshja që vjen me Skënderbeun pasi nuk duhet të ulim rritmin. Unë dhe stafi duhet t’i ngulim shumë fortë këmbët në tokë sepse fluturon pa e kuptuar”.

EUFORIA- “Euforia vjen natyrshëm dhe na del për detyrë ne që ta kuptojnë, por mendoj se nuk do të jetë e vështirë pasi edhe lojtarët janë me karakter dhe të uritur dhe uria është shumë e rëndësishme në futboll”.

LOJTARI I NDESHJES- “Më vjen mirë për Visarin që vazhdon të jetë protagonist pasi unë kam thënë se portieri është shpëtimtar. Për sa i përket lojtarit të ndeshjes të gjithë kanë bërë një performancë të mirë. Më shumë zgjedh lojtarët që dolën nga loja”.

RIVALËT PËR TITULL- “Unë mendoj se të dyja skuadrat (i referohet Laçit dhe Kukësit) janë shumë të forta, mos të harrojmë edhe Vllazninë. Na pret një kampionat i vështirë që sa vjen e bëhet më i egër”. /oversport.tv

 

 

You may also like