Shehi: Statistikat mund të ndryshojnë, tifozët bardheblu do ta fitojnë ndeshjen e tyre

by admin
Spread the love

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për mediat në prag të derbit kundër Partizanit, që do të luhet nesër në “Air Albania” në orën 19:00 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

“Dihet rëndësia e derbit për skuadrën, ambientin e tifozët. Është vitrinë e kampionatit shqiptar. Besoj se kemi pasur kohë mjaftueshëm për ta përgatit ashtu siç duhet por më e rëndësishme është përgatitja psikologjike se taktika. Grupi nuk është i plotë. Najdovski është dëmtuar por është rikthyer Hussein.

Rivaliteti i madh ndër vite, statistikat herë kthehen në favor të njërës, herë të tjetrës. Statistikat nesër nuk kanë ndikim pasi është histori e re që do të shkruhet përsëri. Stadiumi është shumë domethënës. Ka një domethënie të madhe si komoditeti që ofron dhe ambienti që shërben për lojtarët në fushë dhe tifozët.

Kemi një grup lojtarësh që nga momenti në moment mund të ndryshojnë. Është Najdovski që mungon dhe do të futet dikush tjetër. Kemi akoma disa gjëra në kokë që do të vendosen deri nesër se kush rri në stol apo në fushë nuk ka aspak rëndësi sepse lojtarët në stol janë po aq të rëndësishëm sa ato që e fillojnë nga fillimi.

Nuk besoj se tifozët kanë nevojë për thirrjen tonë. Kanë qenë gjithmonë të pranishëm edhe në transfertë. Jam i sigurtë që ndeshjen e tyre nesër do ta fitojnë në stadium”, ka thënë mes të tjerash Shehi. / Oversport.tv

You may also like