Shehi: Një fitore me peshë, të rinjtë tanë meritojnë të marrin minuta në fushë

by admin
Spread the love

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për Oversport pas suksesit 1-0 në transfertën e Ballshit.

“Jam i kënaqur për tre pikët. Fillim i vështirë sidomos me Patrick dhe Limaj që u dëmtuan para ndeshjes. Fitore shumë e rëndësishme. Duhet të jemi shumë vigjilent dhe të luajmë në mënyrën tonë.

Goli erdhi për meritë të skuadrës që mori sinjalin. Pas pjesës së parë ju kërkova të bëjnë maksimumin.

Terren i vështirë duke parë karakteristikat e lojtarëve tonë. Në pjesën e dytë ndryshuam modul për tu përshtatur me terrenin. Hoqëm dorë nga pasimet e shkurtra por më shume me depërtime dhe goditje. I dhamë rëndësi lojtarëve të krahut

Organika jonë është e përbërë edhe nga lojtarët e rinj dhe përderisa janë aty e meritojnë të marrin minutat në fushë”, ka thënë mes të tjerash Shehi. / Oversport.tv

You may also like