Shehi: Na mungon një bomber, mos harrojmë që jemi skuadër 50% e re

by admin
Spread the love

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për Oversport pas barazimit pa gola të arritur përballë Kastriotit, në sfidën e vlefshme për javën e katërt të kampionatit.

“Kemi qenë në fushën e kundërshtarit shumicën e kohës. Në pjesën e dytë mund të bënim më mirë. Kemi krijuar raste, por nëse nuk shënon nuk fiton. Në futboll nuk ka llogari. Në këto katër ndeshje, 3 i kemi luajtur në transfertë dhe duke pasur parasysh cilësitë tona duhet të merrnim më shumë. Të mos harrojmë që jemi skuadër 50% e re. Mesfusha ishte e ndryshme nga e vitit të kaluar. Pra një skuadër e ndërtuar në ditët e fundit sigurisht ka vështirësi. Por ekipi po prodhon, por duhet të jemi më të egër te zona dhe të mendojmë këtë rast si të jetë i fundit.

Fati është prezent kudo, edhe në futboll. Unë shpresoj të mos ia lëmë fatit, të bëjmë më të mirën. Por kemi vështirësi në fund se nuk e kemi një sulmues të mirëfilltë në organikë.

Duke parë këtë kontingjent lojtarësh, mendoj se nuk mund të rrimë mbrapa. E para sepse lojtarët që janë ofensivë bëhen shumë nervoz nëse nuk bien në kontakt me topin dhe kërkohet të mos rrimë poshtë se kundërsulmin nuk e kemi të fortë.

Ata që kishim vjet, ishin të vështirë për kundërshtarët, si strategji tjetër mendojmë të mos rrimë mbrapa por të luajmë me shumë  takime. Për këtë e thashë me parë që lojtarët që kemi në organikë të prekin më shumë topin, pastaj sulmuesi i zonës besoj se na mungon”, ka thënë Shehi. / Oversport.tv

You may also like