Shehi konfirmon kontaktet me Gjilanin: Kam pasur telefonatë, por nuk jam takuar

by admin
Spread the love

Pasi u shpall kampion, te Tirana janë bërë kërkesa të shumta jo vetëm për futbollistët që kanë shkëlqyer në këtë sezon, por edhe për trajnerin Orges Shehi. Së fundmi është thënë se trajneri bardheblu ka pasur kontakte me një tjetër klub dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë Shehi.

Sipas asaj që raporton koha.net, Orges Shehi ka pranuar se kontaktuar me Gjilanin, por nuk ka ende diçka kontrate pasi palët nuk janë takuar.

“Telefonatë kam pasur, por jo takime. Me sa dijeni kam, Gjilani është klub që ka vite që është në majat e futbollit kosovar. Kampionatin e Kosovës e përcjell. Kam shumë miq në Kosovë. Kam qenë edhe afër Ballkanit para se ta merrja Tiranën”, ka thënë Shehi për Kohën.

Sipas mediave vendase, Shehi nuk ka gjetur ende një marrëveshje me drejtuesit e Tiranës për të vazhduar aventurën e tij dhe është i hapur për opsione të tjera. Ndërkohë që as Gjilani nuk e ka mohuar interesimin që ka për teknikun e Tiranës. /oversport.tv

You may also like