Shehi: Kartoni i kuq na prishi planet, besoj tek përmbysja në Tiranë

by admin
Spread the love

Në një intervistë ekskluzive për të dërguarin e Oversport në Luksemburg Olsi Tujani, trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka komentuar humbjen e bardhebluve në Champions. Tekniku ka debutuar me humbje në arenën europiane, por është i bindur që skuadra e tij do të përmbysë disavantazhin në Tiranë.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Deri diku e interpretuar mirë, goli ishte i evitueshëm, por gjëra të tilla ndodhin. Të vjen keq për kartonin e kuq që morëm, sepse u prishën strategjitë. Skuadra nuk u fut në presion. Kartonët u morën shpejt. Ne besojmë te ndeshja e kthimit, rezultati mund të përmbyset dhe kemi besim se mund të përmbysim gjithçka në Tiranë.

Strategji e gabuar? Kundërshtarët mbrohen shumë dhe mesfushorët dolën jashtë loje. Synuam të çonim lojën në krah, por presioni i kundërshtarit ndikoi në gabim. Ne kemi strategji, por kundërshtarët u mbrojtën mirë.

Çfarë do ndryshoje? Ne ishim gati të ndryshonim skemën, por kartoni i kuq na prishi planet. Seferi qendërsulmues? Në varësi të kundërshtarit, por Seferi ka bërë 18 gola duke luajtur në krah. Dejvid zhgënjeu? Në goditje standarde ishim inferiorë në shtatlartësi dhe duhet të mbroheshim, prandaj na duhej një lojtar shtatlartë”. / Oversport.tv

You may also like