Shehi: Egnatia nuk është një surprizë, nesër do të ketë rrotacion sepse është i nevojshëm

by admin
Spread the love

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Egnatias, që do të luhet nesër në “Selman Stërmasi” në orën 13:00 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

“Ne vijmë në këtë ndeshje me mentalitetin për të vlerësuar çdo skuadrës. Egnatia nuk është një skuadër surprizë, pasi është një ekip që lufton fort ndaj çdo kundërshtari. Kanë element mjaft cilësorë, pasi dhe në dy ndeshjet e fundit kanë marrë rezultate  pozitive. Ne e kemi vlerësuar siç duhet edhe pse kemi pasur vetëm pak ditë në dispozicion dhe jemi munduar të rikuperojmë sa më shumë energji fizike për të qenë nesër gati.

Kampionati është i gjatë, ne duhet të mësojmë nga ecuria jonë dhe nuk merremi fare me tjetër. Ecuria jonë nuk ka qenë si në kampionatin e kaluar edhe pse kemi vetëm 3 pikë më pak se vjet. Ne kërkojmë të kemi vazhdimësi, pasi në skuadër që ka vazhdimësi arrin të bëjë mirë dhe duhet të kemi mentalitet fituesi.

E kemi studiuar kundërshtarin dhe e dimë se si vendoset dhe interpreton ndeshjen. Në bazë të këtyre elementëve ne mundohemi të ndërtojmë strategjinë tonë për të arritur te fitorja.

Mungesat? Ndeshjet janë afër njëra-tjetrës. Në sfidën me Kukësin të 3-ja zëvendësimet i kishim të detyruara, në kushte të tjera mund të bënim më mirë nëse nuk do ishim të detyruar t’i zëvendësonim lojtarët. Nesër do të ketë rrotacion sepse është i nevojshëm, por pa prishur strukturën dhe të mënyrën e lojës.

Në futboll ka shumë situata që bëjmë që 3 pikët ndonjëherë të duken shumë pak.  Të mos harrojmë se Tirana është e ndërtuar nga e para. Në formacion kemi 60% të lojtarëve të rinj që disa prej tyre kanë ardhur edhe pas Europës. Jemi të kënaqur me performancën, kemi lojtarë me cilësi dhe në bazë të tyre duhet të kërkojmë edhe rezultatet pozitive. Vazhdimësia është thuajse e njëjtë, por është e rëndësishme se barometri i vitit të kaluar jemi po ne, nuk duam të krahasohemi me tjetër, sfidën e kemi me vetën”, ka thënë Shehi. / Oversport.tv

You may also like