Shefi i Komunikimit Strategjik në MM: Në plan ngritja e pagave të ushtarëve, NATO synim strategjik

by admin
Spread the love

Shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrin e Mbrojtjes, koloneli Sefer Isufi në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se përmisimi i mirëqenies ekonomike, por edhe i kushteve të shërbimit, edukimi e trajnimet për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë synimet e këtij institucione dhe vet ministri Armend Mehaj.

Koloneli theksoi se një ndër objektivat primare është edhe ngritja e pagave
për ushtarët.

“Ndër objektivat edhe të Ministrit Mehaj, jo vetëm objektivit vjetor,
por 4 vjeçar të tij është përmirësimi i mirëqenies ekonomike të pjesëtarëve të
FSK dhe përmirësimi edhe i kushteve të shërbimit, të edukimit, të trajnimit, të
akomodimit, të ushqimit dhe transportit. Brenda kësaj periudhe ministri Mehaj
është zotuar që do të angazhohet maksimalisht dhe do të ketë në prioritet
mirëqenien e pjesëtarëve të FSK-së jo vetëm në këto aspekte, por edhe me fokus
e ka ngritjen e pagave dhe kompensimeve të tjera që aktualisht është shqetësim
i të gjithëve”.

Isufi shtoi janë të vendosur të mbrojnë sovranitetin shtetëror e të japin
kontribut në kuadër të operacioneve paqeruejtëse ku do që vlerësohet në krah të
ShBA-së dhe aleatëve të Kosovës.

“Orientimi jonë nuk është që ne të intervenojmë ndaj askujt, ne jemi
të vendosur që të kryejmë detyrat tona që janë mbrojtja e sovranitetit
shtetëror, integritetit territorial dhe pavarësisë së vendit. Kjo është detyrë
ligjore, kjo është misioni jonë kushtetues dhe ne nga ky detyrim nuk zmbrapsemi,
por jemi të vendosur deri në fund që këtë detyrim ta kryejmë me përkushtimin
maksimal”.

“Ne jemi deklaruar dhe jemi duke e dëshmuar çdo ditë se si konsumues
të sigurisë Republika e Kosovës ka shprehur gatishmërinë dhe është e gatshme në
çdo moment prej një konsumuesi të sigurisë të jetë eksportues i sigurisë. Ne
punojmë vazhdimisht në atë drejtim që të krijojmë aftësi dhe kapacitete
ushtarake të cilat përveç detyrimeve tona kushtetuese dhe ligjore të krijojmë
forcë të ndërvepruese, ushtri me kapacitete me forcat partnere dhe aleate të
NATO që të kemi mundësi efektivisht të japim kontributin tonë në kuadër të
operacioneve paqeruajtëse dhe të stabilitetit kudo që vlerësohet edhe është e
nevojshme në krah të ShBA dhe aleatëve tjerë tanë të dëshmuar tashmë
historikisht”.

Isufi, tha se janë futur në fazën e dytë të
procesit 10 vjeçar të tranzicionit dhe se sa i përket fazës së parë janë
realizuar me sukses të gjitha aktivitetet e planifikuara.

“Forca e Sigurisë së Kosovës, paralelisht me
Ministrinë e Mbrojtjes tashmë jemi fut në fazën e dytë të procesit të
tranzicionit 10 vjeçar. Procesi është duke shkuar sipas dinamikës së
planifikuar. Aktivitetet e planifikuara për periudhën e fazës së parë veç janë
realizuar me sukses të plotë. Tash jemi fut në fazën e dytë edhe në bazë të të
gjitha përgatitjeve, planifikimeve, e në bazë të informacioneve që i kemi në të
gjitha nivelet që nga niveli i ministrisë e deri te niveli i njësisë më të
vogël në FSK, procesi i transformimit është duke u realizuar sipas dinamikës që
e kemi planifikuar”.

Sipas tij, thotë se një ndër politikat kryesore është
edhe thellimi i bashkëpunimit ndërkombëtar me fokus anëtarësimi në NATO, raporton EO.

“Ne punojmë edhe angazhohemi edhe një ndër politikat kryesore të
Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj është thellimi dhe zgjerimi i
bashkëpunimit ndërkombëtar me fokus integrimi euroatlantik e jo vetëm të
komponentëve tona institucionale, por integrimin euroatlantik të Republikës së
Kosovës si shtet”.

“Kemi sinjale shumë të mira sa i përket domenit të diplomacisë së
mbrojtjes jemi në rrugë të mbarë dhe vlerësojmë se është bërë një punë e
mrekullueshme, një punë e shkëlqyeshme që do të jetë një potencial që do të
shtyj komplet diplomacinë shtetërore, atë angazhim të institucioneve të Republikës
së Kosovës për të avancuar në drejtim të integrimeve euroatlantike. Synimi jonë
si shtet, synim kombëtar, synim strategjik është anëtarësimi në NATO dhe
anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

Koloneli thotë se FSK-ja i posedon të gjitha resurset si ato njerëzore e
materiale në hap me procesin e zhvillimit.

“Sa i përket kapaciteteve të armatimit të sistemeve të mbrojtjes së Forca e Sigurisë së Kosovës, disponon edhe resurset njerëzore edhe resurset materiale, edhe resurset infrastrukturore. Edhe ato që i kemi në shfrytëzim për stërvitje dhe operacione. FSK-ja disponon nga të gjitha këto resurse në kohezion të procesit zhvillimor të saj në të cilin stad edhe aktualisht jemi”.

You may also like