Shefi i BE-së kërkon masa për tejkalimin e krizës: Marrëveshja me Serbinë hapi i parë për anëtarësim

by admin
Spread the love

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, ambasadori Thomash Szunyog, ka thënë se unioni do të vazhdojë përkrahjen e Ukrainës, në të gjitha aspektet, duke e quajtur të pajustifikueshëm sulmin e Rusisë, raporton Ekonomia Online.

Ai në një debat të organizuar në lidhje me ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkan, ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për iniciativat e marra sa i përket mbështetjes së ofruar për popullin e këtij shteti.

“Ky ka qenë sulm ushtarak i pajustifikuar nga Rusia. Vlerësoj iniciativat që ka marrë Kosova ndaj Ukrainës dhe pse nuk është e obliguar për këtë. Do të duhej të ishte sinjal që Rusia duhet ta ndryshojë qasjen. Kanë qenë 500 milionë euro mbështetje për Ukrainën për blerjen e armëve. Po përmend vendimin e Qeverisë që është e gatshme të pranojë gazetarë ukrainas dhe refugjat. Jemi pajtuar për një paketë të fuqishme të masave për mbrojtje të Ukrainës”.

Por sipas tij, duke
marrë për bazë që Ukraina eksporton sasi të madh të grurit dhe se Kosova
siguron vetëm 30% të nevojave, atëherë duhet që të parashihen masa që të
tejkalohet kriza.

“BE-ja është e interesuar se si ta blejë gazin sepse dëshirojmë ta zvogëlojmë varësinë nga gazi rus. Po shpresojmë që Kosova do të jetë në gjendje për strategjinë e energjisë. Kosova mund t’i mbulojë vetëm 30% të ushqimit. Duhet shikuar politikat bujqësore brenda BE-së, sepse të gjithë në rajon janë të varur nga importet e prodhimeve bujqësore”.

Kur foli për anëtarësimin
e Kosovës në BE, pohoi se normalizimi  marrëdhënieve me Serbinë është hapi i parë që
duhet të ndërmerret, raporton EO.

“Trajtimi është i njëjtë, por proceset janë në faza të ndryshme dhe Kosova është aty ku është sepse ka filluar me vonesë. BE pret që Serbia të përafrohet me politikat e BE. Nëse nuk jeni të përafruar nuk mund të futeni në BE. Pritjet janë që Serbia do të përafrohet me të gjitha masat. Normalisht që nuk është vetëm BE-ja,  është përgjegjësia e Kosovës të përparojë në rrugëtimin drejt BE-së, të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është kushti i parë. Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në BE, hapi i parë është përmbyllja e suksesshme e dialogut për marrëveshje finale”.

You may also like