SHBA – Ushtria amerikane intercepton raketën e Houthi të lëshuar nga Jemeni

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 31 janar /ATSH-DPA/ – Ushtria amerikane tha se një raketë, e lëshuar nga milicia Houthi e Jemenit e lidhur me Iranin, drejt Detit të Kuq është kapur nga një destrojer amerikan.

“Rebelët Houthi lëshuan raketën kundër anijeve nga zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit rreth orës 23:30”, tha komanda rajonale e ushtrisë amerikane (CENTCOM) në platformën X.

“Raketa u rrëzua nga USS Gravely. Nuk raportohen të lënduar apo dëme”, tha CENTCOM.

Rebelët Houthi thanë se kishin gjuajtur me disa raketa të përshtatshme detare në destrojerin amerikan USS Greeley në Detin e Kuq.

“Forcat e Armatosura të Jemenit konfirmuan se të gjitha anijet luftarake amerikane dhe britanike në Detet e Kuqe dhe Arabe, që po marrin pjesë në agresionin kundër vendit tonë, janë brenda kufirit të shënjestruar të forcave tona”, tha në një deklaratë zëdhënësi ushtarak i grupit, Yehya Saree.

Që nga shpërthimi i luftës së Gazës në tetor, grupi militant jemenas, Houthi, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit, kanë sulmuar vazhdimisht anijet në Detin e Kuq, një nga rrugët më të rëndësishme të anijeve për tregtinë botërore, pasi të çon në Kanalin e Suezit.

Në përgjigje të sulmeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë kryer disa sulme ushtarake kundër pozicioneve Houthi gjatë javëve të fundit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like