SHBA – Ushtria amerikane godet më shumë se 85 objektiva në Siri dhe Irak

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Ushtria amerikane tha se ka sulmuar më shumë se 85 objektiva në Siri dhe Irak, në përgjigje të sulmit vdekjeprurës nga milicitë pro-iraniane që vranë tre ushtarë amerikanë në Jordani.

“Aeroplanët luftarakë amerikanë kryen raunde sulmesh ajrore në vendet përgjatë një gjatësie prej rreth 130 kilometra nga qyteti i Deir el-Zour deri në kufirin Siri-Irak”, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup që ka dokumentuar dhunën në Siri që nga viti 2011, në një deklaratë.

Grupi tha se të paktën 18 anëtarë të milicisë pro-iraniane ishin vrarë në sulmet, të cilat shënjestruan 26 vende, përfshirë depo armësh për milicitë iraniane.

Komanda rajonale e ushtrisë amerikane CENTCOM konfirmoi sulmet në platformën X, dikur Twitter.

“Objektet që u goditën përfshinin qendrat e operacioneve të komandës dhe kontrollit, qendrat e inteligjencës, raketat si dhe depot e mjeteve ajrore pa pilot, objektet e zinxhirit të furnizimit të logjistikës dhe municioneve të grupeve të milicisë”, thuhet në postim.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Irakut tha se sulmet amerikane në qytetet e Al-Kaim dhe zonat kufitare irakiane përbënin një shkelje të sovranitetit të Irakut. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like