SHBA/ Të shtënat me armë në qendrën tregtare vranë 19-vjeçarin, arrestohen 15 persona

by admin
Spread the love

Numri i personave të arrestuar pas të shtënave me armë në qendrën më të madhe tregtare të SHBA-së, që i morën jetën një 19-vjeçari, ka shkuar në 15.

Së fundmi në pranga u vunë pesë persona të tjerë, ku tre prej tyre 17-vjeçarë dhe dy 18-vjeçarë. Ata dyshohet se janë të përfshirë në sulmin me armë që ndodhi të premten në Mall of America të Minesotws.

Hetuesit besojnë se autori është një nga të rriturit që u arrestua, ndërsa mendohet për përfshirjen e një personi tjetër në ngjarje.

Fillimisht autoritetet janë njoftuar se ka të shtëna me armë në qendrën tregtare gjatë orës 20:00. Më pas është gjetur viktima, i cili ishte qëlluar disa herë me plumba që i morën jetën.

Qendra tregtare 30-vjeçare, 10 milje në jug të qendrës së Minneapolis, është një destinacion popullor turistik në Midwest, me dhjetëra miliona vizitorë çdo vit. Kompleksi gjigant tregtar krenohet me më shumë se 500 dyqane, 50 opsione ngrënieje, dhjetëra atraksione dhe dy hotele.

Të shtënat e së premtes vijnë rreth pesë muaj, pasi u qëllua me armë në një dyqan të mbushur me njerëz në qendrën tregtare. Por fatmirësisht në këtë rast nuk pati viktima.

Në informacionet paraprake thuhet se incidenti i së premtes lidhet me një debat të krijuar nga nëntë persona brenda dyqanit. Një situatë e cila përfundoi në përdoren e armëve.

Kanë qenë kamerat esigurisë atio që kanë identifikuar personat, por deri më tani nuk dihet saktësisht se çfarë i ka shtyrë ta të debatojnë.


Top Channel

You may also like