SHBA – Stuhitë dhe tornadot lënë gjashtë shtete pa energji elektrike

by admin
Spread the love

LUIZIANA, 16 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Stuhitë dhe tornadot e dimrit që po godasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në gjashtë shtete.

Siç raportojnë media të ndryshme, më shumë se 45 000 banorë në Luiziana kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar edhe në Wisconsin, Michigan, Minesota, Pensilvani dhe Virxhinian Perëndimore.

Vetëm në Wisconsin, 70 000 banorë janë pa energji elektrike që nga e enjtja në mëngjes, sipas faqes së internetit poweroutage.us.

Ndërkohë, në Florida dhe Xhorxhia, miliona njerëz janë ende në paralajmërime për tornado dhe paralajmërimi pritet të përfundojnë sot pasdite./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like