SHBA – Shtëpia e Bardhë shpall strategjinë kombëtare kundër islamofobisë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Administrata Biden do të punojë me përfaqësuesit e shoqatave myslimane, anëtarët e Kongresit dhe të tjerë për të zhvilluar një strategji kombëtare për të përballur plagën e islamofobisë dhe urrejtjes në të gjitha format e saj, deklaroi konferencë për shtyp zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

”Për një kohë të gjatë, myslimanët në Amerikë dhe ata që perceptohen si myslimanë, si arabët dhe shiitët, kanë duruar një numër joproporcional të sulmeve të nxitura nga urrejtja dhe incidente të tjera diskriminuese”, theksoi Jean-Pierre.

”Ne të gjithë vajtojmë vrasjen e fundit barbare të Wadea Al-Fayoume, një djaloshi mysliman palestinez amerikano-palestinez 6-vjeçar dhe sulmin brutal ndaj nënës së tij në shtëpinë e tyre jashtë Çikagos”, shtoi ajo.

Masa është pjesë e përpjekjeve të administratës së presidentit të SHBA Joe Biden për të forcuar dhe koordinuar më mirë luftën kundër islamofobisë, antisemitizmit dhe formave të diskriminimit të lidhura me to.

”Nuk ka vend për urrejtje në Amerikë kundër askujt”, deklaroi Shtëpia e Bardhë./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like