SHBA – Shtëpia e Bardhë: Javën e ardhshme presim takimin Biden-Xi

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 10 nentor /ATSH-AA/ – Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti amerikan, Joe Biden dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, javën e ardhshme do të takohet në SHBA.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, njoftoi se takimi do të zhvillohet më 15 nëntor në San Francisco.

“Liderët do të diskutojnë çështjet në marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kinë, rëndësinë e mbajtjes së vazhdueshme të linjave të hapura të komunikimit, si dhe një sërë çështjesh rajonale dhe globale”, tha ajo.

Presidenti kinez do të vizitojë SHBA-në më 14-17 nëntor për të marrë pjesë në samitin e 30-të të Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor (APEC).

“Duke u bazuar në takimin e tyre të fundit në nëntor të vitit 2022 në Bali të Indonezisë, liderët do të diskutojnë edhe si SHBA-ja dhe Kina mund të vazhdojnë të menaxhojnë me përgjegjësi konkurrencën dhe të punojnë së bashku aty ku përputhen interesat tona, veçanërisht në sfidat transnacionale që prekin komunitetin ndërkombëtar”, tha Jean-Pierre.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like