SHBA – Rifillojnë fluturimet pas një defekti kompjuterik

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 11 janar /ATSH-DPA/ – Fluturimet në SHBA kanë rifilluar pas një problemi kompjuterik që ndaloi të gjitha fluturimet e brendshme, duke shkaktuar një kaos në aeroportet në të gjithë vendin.

“Avionët e parë që u nisën pas ndalimit të fluturimeve u ngritën nga Atlanta dhe aeroporti i Newark në zonën e Nju Jorkut”, shkroi Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) në Twitter.

Defekti shkaktoi një avari në sistemin që u siguron pilotëve dhe ekuipazhit tokësor informacione kritike të sigurisë dhe njoftime për ndërprerjet e fluturimit.

“Arsyeja e ndërprerjes nuk është ende e qartë”, tha Shtëpia e Bardhë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMiratohet ndërtimi i parkut fotovoltaik me kapacitet 100 MW në Fier

You may also like