SHBA pritet të miratojë projektligjin për ndalimin e TikTok

by admin
Spread the love

TIRANË, 13 mars /ATSH/- Një projektligj që mund të çojë në ndalimin e aplikacionit të njohur TikTok në Shtetet e Bashkuara të Amerikes pritet të miratohet sot në Dhomën e Përfaqësuesve, pas shqetësimeve se struktura e platformës është një kërcënim për sigurinë kombëtare, sipas AP.

Projektligji kërkon që kompania kineze, “ByteDance” të heqë dorë nga TikTok dhe aplikacionet e tjera që zotëron brenda gjashtë muajve nga miratimi i projektligjit ose ato aplikacione do të ndalohen.

Ligjvënësit pretendojnë se “ByteDance” i nënshtrohet qeverisë kineze, e cila mund të kërkojë akses në të dhënat e konsumatorëve të TikTok në SHBA në çdo kohë që dëshiron.

Shqetësimi buron nga një sërë ligjesh të sigurisë kombëtare kineze që detyrojnë organizatat të ndihmojnë shërbimet sekrete.

Miratimi i projektligjit do të ishte vetëm hapi i parë. Senati do të duhet gjithashtu të miratojë masën që ajo të kthehet në ligj.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, D-N.Y., tha se ai do të duhet të konsultohet me kryetarët e komisioneve përkatëse për të përcaktuar rrugën e projektligjit.

Anëtarët e Kongresit kanë qenë prej kohësh kritikë ndaj platformave të teknologjisë dhe ndikimit të tyre të gjerë, shpesh duke u përplasur me drejtuesit për praktikat e industrisë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like