SHBA – Pentagoni njofton paketën e re të armëve prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi sot një paketë të re pajisjesh ushtarake për Ukrainën me vlerë 500 milionë dollarë.

Dërgesa do të përfshijë municione për sistemet e mbrojtjes ajrore “Patriot”, automjete luftarake të këmbësorisë “Bradley”, sisteme të mbrojtjes ajrore “Stinger”, pajisje për pastrimin e minave si dhe sisteme të imazhit termik dhe pajisje për shikim gjatë natës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati jetik i Ukrainës në luftën e saj mbrojtëse kundër pushtimit rus.

Sipas shifrave të Pentagonit, SHBA-ja ka ofruar ose premtuar ndihmë ushtarake me vlerë rreth 40,5 miliardë dollarë për Kievin që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit 2022.

“Kjo paketë përfshin pajisjet kryesore ushtarake që do të mbështesin operacionet kundërsulmuese të Ukrainës”, tha zëvendës-sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakFesta e Kurban Bajramit, Meta: Mirësi e begati në familjet tuaja

You may also like