SHBA/ Monumenti ‘satanik’ i gurëve në Georgia shkatërrohet me bombë në atentatin e mëngjesit (video-foto)

by admin
Spread the love

Një monument gurësh në SHBA të cilit i referoheshin shpesh si ‘Stonehenge satanik” është shkatërruar mëngjesin e sotëm me eksploziv, njoftuan zyrtarët.

Eksplozivët shpërthyen rreth orës 4 të mëngjesit në atë që quhej Georgia Guidestones (Gurët e udhëzimit) në të cilat është shkruar një mesazh me 10 pika për “konservimin e njerëzimit” mes të cilave rekomandohej se “popullsia e botës duhet të mbahet nën 500 milionë njerëz”.

Pamjet dhe videot në rrjetet sociale tregonin shpërthimin e një prej katër pjesëve kryesore të monumentit dhe më pas sheshimin e të gjithë strukturës nga një ekskavator që erdhi më vonë.

Rezidentët vendas kishin raportuar dëgjimin e shpërthimit, sipas rrjetit vendas WSB-TV.

Struktura 7 metra e lartë ishte ngritur në 1980 dhe prej atëherë kishte qenë një burim misteri  i porositur dhe aprovuar për një person ose grup të njohur vetëm si R.C. Christian.

Në të ishin shkruar mesazhe në tetë gjuhë moderne, anglisht, spanjisht Svahili, Hindi, Hebraisht, në gjuhën kineze e ruse, si dhe në gjuhët e lashta babilonase, greke, Sanskritishte dhe egjiptiane e lashtë.

Ish-kandidatja republikane për guvernatore në Georgia, Kandiss Taylor kishte thënë para disa vitesh se gurët e monumentit janë një “sajim satanik” dhe se pjesë e platformës së saj ishte shkatërrimi i tyre.

Më herët Taylor komentonte : “Zoti është vetë Zot. Ai bën çdo gjë që mund të bëjë dhe kjo përfshin dhe shkatërrimin e monumentit të gurëve satanikë”.

Ndërsa dhoma tregtare vendore shkruante në Facebook: “Cilido të jetë opinioni juaj personal ku sulm është negativ për komunitetin tonë. Ne shpresojmë që kushdo të jetë përgjegjës të dalë para drejtësisë.”

Kamerat e sigurise kane kapur momentin e shperthimit.

Policia e qytetit është duke hetuar për sulmin.


Eksplozivët shpërthyen rreth orës 4 të mëngjesit në atë që quhej Georgia Guidestones (Gurët e udhëzimit) në të cilat është shkruar një mesazh me 10 pika


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like