SHBA-ja sanksione Aleksandar Vulin, serbët kërkojnë shkarkimin e tij! Reagon Vjosa Osmani

by admin
Spread the love

Sanksionimi i politikanit serb Aleksandar Vulin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trafikim armësh, lëndësh narkotike dhe korrupsion, ka bërë që të kërkohet dorëheqja e tij nga drejtimi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë.

Anëtarët e qeverisë nuk kanë reaguar në lidhje me këtë vendim, ndërsa nga ana tjetër politikani Dragan Shormaz, tha se sanksionimi i Vulinit “është vetëm fillimi”, pasi sipas tij në listën e sanksioneve do të futen edhe “bashkëpunëtorë të tjerë të ngushtë” të presidentit Aleksandar Vuçiç.

Në lidhje me sanksionet ka reaguar në Twitter edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila shkruan se Vulin dhe grupi i tij dëmtoi demokracinë dhe kërcënoi paqen e Kosovës.

“Ai i shërbeu interesave të Rusisë dhe krimit të organizuar transnacional, duke minuar kështu stabilitetin. Unë përgëzoj SHBA-në për vendimin për ta sanksionuar atë. Së bashku me aleatët tanë do të luftojmë ndikimin e aktorëve të tillë keqdashës”, shkruan Vjosa.

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se Aleksandar Vulin ka qenë i përfshirë në krimin e organizuar transnacional, operacione të paligjshme të narkotikëve dhe keqpërdorim të detyrës publike. Ai ka mbajtur një marrëdhënie të ndërsjellë me tregtarin serb të armëve, duke ndihmuar në sigurimin që dërgesat e paligjshme të armëve në Serbi.

Veprimet e tij kanë çuar përpara korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse të Serbisë. Këto veprime përfshijnë shfrytëzimin e autoritetit të tij për përfitime personale dhe përfshirjen në një rrjet të trafikut të drogës.

Në njoftim thuhet se ai ka përdorur postet e tij publike për të mbështetur Rusinë, duke lehtësuar veprimtaritë ruse që dëmtojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor.


Top Channel

You may also like