SHBA – Ekspertët: Rusia ka avancuar në luftën kundër Ukrainës

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 29 mars /ATSH-DPA/- Ekspertët e Institutit Amerikan për Studimin e Luftës (ISW) kanë konfirmuar se Rusia ka bërë avancime territoriale në luftën e saj kundër Ukrainës.

“Forcat e armatosura ruse kanë kapur një sipërfaqe prej 505 kilometrash katrorë që nga fillimi i operacioneve ofensive në tetor”, raportoi ISW.

“Ukraina ende po e pengon Rusinë të bëjë avancime të mëdha taktike përgjatë gjithë vijës së frontit”, tha instituti.

Megjithatë, ai paralajmëroi se mundësitë e Rusisë për të shfrytëzuar dobësitë e Ukrainës do të zgjerohen pasi ajo vazhdon të ketë mungesa të pajisjeve.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi për një ofensivë të re të mundshme të madhe ruse në fillim të verës. ISW beson se Rusia do të ruajë ritmin e saj aktual të sulmit pavarësisht kushteve të vështira të motit.

Ukraina, nga ana tjetër, do të detyrohet të përqendrojë burimet e saj të kufizuara në pikat kritike në front. Kjo rrit rrezikun që ushtria ruse të mund të depërtojë vijën e mbrojtjes në seksione më pak të mbrojtura. Kjo mund të çojë në suksese të rëndësishme për palën ruse në të ardhmen.

Ekspertët e ISW theksojnë rëndësinë e ndihmës perëndimore në ndalimin e avancimit rus./a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPIKTURË – “Mona Lisa” vepra e artit më zhgënjyese në botë


You may also like