SHBA do të dërgojë sisteme të avancuara raketash në Ukrainë/ Biden tregon hapat e radhës, si mund të ndalet lufta

by admin
Spread the love

Pushtimin e Ukrainës, që presidenti rus Vladimir Putin mendoi se ta arrinte brenda pak ditësh, ka hyrë tashmë në muajin e katërt.

Ukrainasit surprizuan Rusinë dhe frymëzuan botën me sakrificën dhe vendosmërinë e treguar. Shumë shtete, në drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe treguan mbështetjen e tyre për Ukrainën, nëpërmjet ndihmave humanitare dhe financiare, shprehet presidenti Joe Biden, në një opinion publikuar në New York Times.

Por, cili është qëllimi i vërtetë i SHBA-së?

“Qëllimi i Amerikës është të shohë një Ukrainë demokratike, të pavarur, sovrane dhe që të ketë mjetet e duhura për të mbrojtur veten kundër agresionit të mëtejshëm. Siç ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kjo luftë “do të marrë fund vetëm përmes diplomacisë“, thotë presidenti amerikan.

Ne kemi vepruar me shpejtësi dhe i dërguam Ukrainës armatime dhe municione, në mënyrë që ajo të mund të luftojë në fushën betejë dhe të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm në tryezën e bisedimeve.

Biden njoftoi vendimin e fundit për t’i dërguar ukrainasve sisteme dhe municione më të avancuara raketash.

Do të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armatime të avancuara, duke përfshirë raketat antitank Javelin, raketat kundërajrore Stinger, artileri të fuqishme, radarë, mjete ajrore pa pilot, helikopterë Mi-17 dhe municione. Do të dërgojmë miliona dollarë të tjerë ndihmë financiare dhe do të punojmë me partnerët tanë për të trajtuar krizën globale të ushqimit që agresioni i Rusisë po përkeqësohet”.

Forcimi i aleancës ushtarake të NATO-s ishte çështja tjetër, ku u ndal presidenti amerikan. Suedia dhe Finlanda, së fundmi, hoqën dorë nga neutraliteti dhe aplikuan për anëtarësim në NATO. Ne do të vazhdojmë të përforcojmë krahun lindor të NATO-s. Bashkimi i Finlandës dhe Suedisë në aleancë do të forcojë sigurinë e përgjithshme të SHBA-së, duke shtuar dy partnerë ushtarakë demokratikë”, shprehet Biden, që shtoi më tej se nuk është në planet e tyre një luftë mes NATO-s dhe Rusisë.

Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara ose aleatët tanë nuk sulmohen, ne nuk do të përfshihemi drejtpërdrejt në këtë konflikt, qoftë duke dërguar trupa amerikane për të luftuar në Ukrainë ose duke sulmuar forcat ruse”, thekson Presidenti.

Më tej, Biden paralajmëron se çdo përdorim i armëve bërthamore është i papranueshëm dhe do të sillte pasoja të rënda jo vetëm për Ukrainën, por për gjithë botën.

Sipas kreut të SHBA-së, Vladimir Putin nuk e priste këtë shkallë uniteti. Ai pret që ne të thyhemi, por po gabon rëndë, ne do të jemi krah popullit ukrainas për t’u risjellë lirinë, thotë Biden.


Top Channel

You may also like