SHBA – Departamenti i Mbrojtjes: Rusia po rekruton sirianë për të luftuar në Ukrainë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 7 mars /ATSH-DPA/- Rusia po përpiqet të rekrutojë sirianë për të luftuar në Ukrainë, sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se mund të konfirmonte raportet në median amerikane se rusët po përpiqen të plotësojnë trupat e tyre me luftëtarë të huaj.

“Por nuk është e qartë nëse luftëtarët sirianë ishin tashmë në Ukrainë”, tha ai.

Presidenti rus Vladimir Putin është një mbështetës kryesor i presidentit sirian Bashar al-Assad.

Zyrtari amerikan tha se Putini mund të jetë kthyer në Siri sepse trupat ruse kanë bërë progres të ngadaltë në avancimin e tyre në Ukrainë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like