SHBA – DASH miraton shitjen e tankeve “Abrams” në Poloni

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 7 dhjetor /ATSH-PAP/- Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka miratuar shitjen e 116 tankeve kryesore luftarake “M1A1 Abrams” në Poloni, me një vlerë prej 3.75 miliardë dollarësh, njoftoi Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes së Pentagonit (DSCA).

Tanket janë një version më i vjetër se “250 M1A2 SEP v3 Abrams” i porositur nga Polonia më herët.

“Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë mbrojtëse të Polonisë për të përballuar kërcënimet aktuale dhe të ardhshme, frenojë kundërshtarët dhe të marrë pjesë në operacionet e NATO-s”, tha DSCA në një deklaratë.

Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak e përshkroi miratimin e Departamentit të Shtetit si një hap të mëtejshëm drejt forcimit të potencialit të mbrojtjes së trupave të armatosura të Polonisë.

“Një ushtri e fortë është një Poloni e sigurt”, shkroi Blaszczak në Twitter.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMbresa fantastike nga samiti, Rama: Shqipëria lajm kryesor në 2 ndër gazetat më të mëdha të Gjermanisë

You may also like