SHBA – DASH dënon sulmin në bazën ushtarake në Siri

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 23 prill /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin pas një sulmi në një bazë ushtarake amerikane në Siri.

“Ne dënojmë sulmin e grupit të milicisë së lidhur me Iranin kundër forcave amerikane në Siri”, tha dje në mbrëmje zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Matthew Miller.

Miller tha se e ishte “shqetësuese” që sulmi ndodhi disa orë pasi kryeministri irakian Mohammed al-Sudani vizitoi Uashingtonin.

“Pra, duket qartë se Irani nuk ka respekt për sovranitetin e Irakut”, tha ai.

“Ne ia kemi bërë mjaft të qartë Iranit, ia kemi bërë mjaft të qartë grupeve përfaqësuese të Iranit se ne do të mbrojmë interesat tona, do të mbrojmë personelin tonë dhe kjo vazhdon të jetë kështu”, shtoi Miller. Detajet në lidhje me incidentin ishin fillimisht të paqarta.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes deklaraoi se një luftëtar i koalicionit kishte shkatërruar një raketë në vetëmbrojtje pas raportimeve për një sulm të dështuar me raketë pranë bazës së koalicionit në Rumalyn në Siri.

Që nga shpërthimi i luftës në Rripin e Gazës në tetor, milicitë pro-iraniane janë akuzuar në mënyrë të përsëritur se kanë goditur bazat amerikane brenda Irakut dhe Sirisë me dronë dhe raketa.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like