SHBA – Çmimi i naftës së papërpunuar rritet sërish pas paralajmërimeve të IEA-s për furnizim

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 17 mars/ATSH-DPA/-Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit sërish sot pas paralajmërimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) se 3 milionë fuçi naftë dhe produkte ruse në ditë, mund të ruhen si rezerva nga tregjet e alarmuara muajin e ardhshëm.

IEA paralajmëroi se pasojat e një humbjeje të mundshme të eksporteve të naftës ruse në tregjet globale nuk mund të nënvlerësohen.

Në raportin e saj mbi tregun e naftës për muajin mars, agjencia ndërqeveritare tha se perspektiva e ndërprerjeve në shkallë të gjerë të prodhimit të naftës ruse mund të shkaktonte një tronditje globale në furnizimin me naftë.

“Megjithëse OPEC+, për momentin, po i qëndron marrëveshjes për të rritur furnizimin me sasi modeste mujore, vetëm Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një kapacitet rezervë të konsiderueshëm që mund të ndihmojnë menjëherë në kompensimin e mungesave ruse”, thuhet në raport.

Kontratat e naftës bruto Brent për shlyerjen e muajit maj arritën një nivel të lartë prej 104,42 dollarësh ditën e enjte. Çmimet lëviznin nën vlerën 100 dollarë në dy sesionet e mëparshme. Aktualisht nafta po tregtohet me 103,63 dollarë, 5,72% më shumë, krahasuar me 98,02 dollarësh një ditë më parë.

Gjithashtu, nafta e papërpunuar e West Texas Intermediate (WTI) për shlyerjen e muajit prill u tregtua midis niveleve të larta prej 100,98 dollarë dhe të ulëta prej 94,86 dollarë. Aktualisht ajo tregtohet me 100,41 dollarë, 5,65% më shumë, krahasuar me 95,04 dollarë një ditë më parë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like