SHBA – Blinken: Kina të ruajë paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 13 janar /ATSH-AFP/ – Kreu i diplomacisë amerikane, Antony Blinken i theksoi një zyrtari të lartë kinez rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit, në një kohë kur ishulli i pretenduar nga Pekini zgjedh sot presidentin e tij të ardhshëm.

Duke u kthyer në Uashington midis turneut të tij të fundit në Lindjen e Mesme dhe udhëtimit të tij në forumin ekonomik të Davosit, sekretari amerikan i Shtetit foli me Liu Jianchao, i cili është kreu i divizionit ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste kineze.

”Blinken përsëriti rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ngushticën e Tajvanit dhe Detin e Kinës Jugore, një zonë e diskutueshme dhe skenë e incidenteve të fundit midis Pekinit dhe Manilës”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Uashingtoni nuk e njeh Tajvanin si shtet dhe e konsideron Republikën Popullore të Kinës si qeverinë e vetme legjitime, por megjithatë i ofron ishullit ndihmë të konsiderueshme ushtarake.

SHBA është në favor të një status quo-je, që sipas saj garanton paqen.

Kina nuk e përmendi Tajvanin në deklaratën e saj pas takimit dypalësh dhe tha se të dy palët ranë dakord të “vazhdojnë të forcojnë dialogun dhe bashkëpunimin”.

”Liu nënvizoi pozicionin e Kinës për çështjet përkatëse, duke theksuar se të dyja palët duhet të bashkohen për të promovuar një zhvillim të qëndrueshëm, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-SHBA”, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.

Liu Jianchao u tregua i matur në përgjigjet e tij për Tajvanin, të martën, përpara Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë në Nju Jork, duke refuzuar të thoshte se si do të reagonte Kina ndaj rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, por duke vënë në dukje “angazhimin e SHBA  për të mos mbështetur pavarësinë e Tajvanit”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like