SHBA – Blinken: Izraeli të mos pengojë ndihmat humanitare për Gazën

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 5 prill /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken paralajmëroi Izraelin se ndihma humanitare për popullsinë civile të Gazës duhet të ofrohet në mënyrë të qëndrueshme dhe pa ndërprerje.

Diplomati i lartë i SHBA përshëndeti lëvizjet për të rritur dërgesat përmes Jordanisë, hapjen e përkohshme të kalimit kufitar Erez dhe përdorimin e portit ”Ashdod” për të ofruar ndihma.

“Testi i vërtetë janë rezultatet, dhe kjo është ajo që ne shpresojmë të shohim në ditët dhe javët në vijim”, theksoi ai.

Blinken tha se ‘’Shtetet e Bashkuara do të vëzhgojnë nga afër numrin e automjeteve që hyjnë në Gaza për të ofruar ndihma, duke monitoruar vonesat dhe pengesat dhe do të monitorojnë se si shpërndahet ndihma’’.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara duan të shohin përgjegjësi pas sulmit ajror izraelit në fillim të kësaj jave që vrau shtatë punëtorë në bamirësinë ndërkombëtare të ushqimit World Central Kitchen./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprak“Shqipëria e pastër”, Rama ndan pamje nga aksioni i pastrimit në Gjirin e Lalëzit


You may also like