SHBA – Biden: Të mbrohen civilët në Rafah, pasi një sulm izraelit po përgatitet

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë thirrje edhe një herë urgjentisht për mbrojtjen e popullatës civile, ndërsa ushtria izraelite po përgatitet për një tjetër sulm në qytetin Rafah në Rripin e Gazës.

”Një operacion ushtarak në Rafah nuk duhet të vazhdojë pa një plan të besueshëm – një plan i besueshëm për të garantuar sigurinë dhe mbështetjen e më shumë se një milion njerëzve që strehohen atje”, tha Biden të hënën pas një takimi me mbretin e Jordanisë, Abdullah II në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata duhet të mbrohen”, tha Biden.

Qeveria amerikane gjithashtu e kishte bërë të qartë që në fillim se ishte kundër çdo dëbimi me forcë të palestinezëve nga Rripi i Gazës.

Mbreti Abdullah II i Jordanisë paralajmëroi kundër një ofensive.

“Ne nuk mund të përballojmë një sulm izraelit në Rafah. Është e sigurt që do të sjellë një tjetër katastrofë humanitare”, tha Abdullah II.

Ai II shtoi se duhet bërë punë urgjente dhe e menjëhershme për të siguruar që ndihma humanitare të arrijë në Rripin e Gazës përmes të gjitha rrugëve të mundshme.

“Asnjë agjenci tjetër e OKB-së nuk mund të bëjë atë që po bën UNRWA për të ndihmuar popullin e Gazës në këtë katastrofë humanitare”, tha ai.

Ushtria izraelite thuhet se po harton plane që përfshijnë evakuimin e qindra mijëra civilëve që po kërkojnë strehim në Rafah, i cili ndodhet në jug të Rripit të Gazës dhe kufizohet me Egjiptin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like