SHBA – Biden: Përgjigjja e Izraelit ndaj Gazës ishte e ekzagjeruar

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 9 shkurt /ATSH-ANSA/ – Përgjigjja e Izraelit ndaj Gazës ishte e ekzagjeruar, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, duke pretenduar se ka ushtruar presion ndaj qeverisë së shtetit hebre për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare.

“E binda Netanyahun, kam bërë presion të fortë. Ka shumë njerëz të pafajshëm që vdesin nga uria, gra dhe fëmijë të pafajshëm që kanë nevojë dëshpërimisht për ndihmë”, tha Biden në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë:

”Kam folur në telefon me sauditët për të sjellë sa më shumë ndihmë në Gaza”, shtoi ai.

Presidenti amerikan nënvizoi gjithashtu se po punon në arritjen e një marrëveshjeje për armëpushimin dhe për pengjet.

”Po punoj pa u lodhur për të”, tha ai./  /os/

You may also like