SHBA – Biden paralajmëron Putinin të mos përdorë armë bërthamore taktike

by admin
Spread the love

LONDËR, 17 shtator /ATSH/- Presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar Rusinë që të mos përdorë armë bërthamore kimike ose taktike në luftën kundër Ukrainës, , sipas BBC.

Duke folur gjatë një interviste për CBS News, Biden tha se një veprim i tillë do të ndryshonte fytyrën e luftës ndryshe nga çdo gjë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Presidenti rus Vladimir Putin vendosi forcat bërthamore të vendit në gatishmëri të lartë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt.

Ai u tha shefave të mbrojtjes se kjo ishte për shkak të deklaratave agresive të Perëndimit.

Armët bërthamore ekzistojnë për gati 80 vjet dhe shumë vende i shohin ato si një pengesë për të garantuar sigurinë e tyre kombëtare.

“Rusia vlerësohet të ketë rreth 5 977 koka bërthamore”, sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë. Megjithatë, nuk ka gjasa që ajo të synojë të përdorë armë të tilla.

Armët bërthamore taktike janë ato që mund të përdoren në distanca relativisht të shkurtra, në krahasim me armët bërthamore strategjike të cilat mund të lëshohen në distanca shumë më të gjata dhe të ngrenë spektrin e luftës bërthamore gjithëpërfshirëse.

Lufta në Ukrainë nuk ka shkuar aq mirë sa kishte shpresuar Kremlini.

Ditët e fundit, Ukraina njoftoi se ka rimarrë më shumë se 8 000 km katrorë (3,088 milje katrore) të territorit në rajonin verilindor të Kharkivit.

Pavarësisht pengesës së dukshme, presidenti Putin ka këmbëngulur se kundërofensiva e suksesshme e Ukrainës nuk do të ndalojë planet e Rusisë për të vazhduar operacionet e saj në lindje të vendit.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like