SHBA – Biden fiton paraprake demokrate në Dakotën e Veriut

by admin
Spread the love



BISMARCK, 31 mars /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden fitoi zgjedhjet  paraprake presidenciale të djeshme demokrate në Dakotën e Veriut, me mbi 92% të votave, njoftoi media amerikane.

Fitorja e Biden ishte praktikisht e siguruar, pavarësisht se shtatë kandidatë të tjerë ishin të pranishëm në votim.

Ish-presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake presidenciale të republikanëve të Dakotës së Veriut më 4 mars.

Biden dhe Trump kanë siguruar tashmë mjaft delegatë për nominimet e partive të tyre përkatëse për zgjedhjet amerikane të vitit 2024./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBSH: Paraja në qarkullim u rrit me 6.8 miliardë lekë gjatë 2023-shit


You may also like