“Sharri 2021″ – aksion i madh i Policisë së Kosovës, arrestohen disa persona

by admin
Spread the love

Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndërmarrë një operacion kundër shkatërrimit dhe prerjes së pyjeve në Parkun Nacional Sharri.

Drejtori rajonal i policisë, Basri Shabani, ka bërë të ditur se janë bastisur disa lokacione në pjesën e fshatit Strazhë dhe zonave përreth.

“Fillimisht në dy lokacione në pyjet e parkut nacional janë kapur në flagrancë dhe arrestuar 10 persona duke prerë dru dhe duke ngarkuar masë drurore në kamionet dhe traktorat e tyre të modifikuar. Në të njëjtën kohë në pesë lokacione dhe atë në fshatin Ivajë në dy lokacion, në fshatin Rakaj, në fshatin Dubravë dhe një në fshatin Sllatinë, janë kontrolluar nën dyshimin se të njëjtit qe një kohë të gjatë janë duke u marrë me dëmtimin e Parkut Nacional dhe prerjen e druve.” u shpreh Shabani.

Tutje ai bëri të ditur se personat e arrestuar janë SH.L, 1995, nga fshati Ivajë, M.L, 1987 nga fshati Vatë, , E.SH, 1983 Sllatinë, B.R. 1992 dhe G.S 1987 nga fshati Gjergjedell, ët gjithë në komunën e Kacanikut.

Ndërsa tetë personat e tjerë që janë shoqëruar në stacionin policorë, janë liruar në procedurë të rregullt derisa hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë.

“Janë të njohur personat, si për policinë, njashtu për prokurorinë edhe për gjykatën. Një ndër ta ka aktgjykim të plotfuqishme, do të thotë janë të dënuar, janë kryesisht për veprën penale vjedhje e pyllit. Janë dëmtues të rregullt janë recidivist.” deklaroi prokurorja e rastit Ajtene Zumi.

This post was published on 2021-11-19 10:01 am

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like