Shaqiri për të diplomuarit e UEJL-së: Jeni gjeneratë ambicioze që do të sjellë përfitime të mëdha për vendin

by admin
Spread the love

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka uruar diplomimin e studentëve nga gjenerata e 19-të e të diplomuarve të Universitetit të Evropës Juglindore në ceremoninë e cila u mbajt sot në Tetovë.

“Ju uroj shëndet dhe shumë suksese të reja në të ardhmen. E di që Ju presin shumë arritje të reja në planin personal dhe profesional, sepse jeni gjeneratë ambicioze e cila do të sjellë përfitime të mëdha për vendin dhe për prosperitetin e përgjithshëm social dhe ekonomik. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, me këto fjalë ka uruar diplomimin e studentëve nga gjenerata e 19-të e të diplomuarve të Universitetit të Evropës Juglindore, në ceremoninë e cila u mbajt sot në Tetovë.

“Është shumë e rëndësishme që të besoni në veten tuaj. Ju keni atë që është e nevojshme për të krijuar një të nesërme sa më të mirë për të gjithë ne. Arsyetoni diplomën që keni marrë në njërin nga institucionet e arsimit të lartë më të njohur dhe bashkëkohor në vendin tonë, por edhe më gjerë i cili është i vetmi universitet në rajon që e trajton dhe e ruan standardin e tregjuhësisë në mësimdhënie dhe veprim“, tha Shaqiri.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like