Shanse të barabarta për skuadrat – Shqip

by admin
Spread the love

Për të katërtin vit radhazi, fundi i tetorit është dëshmitar i “El Clasico” së parë të sezonit. Barcelona dhe Real Madrid masin forcat në një 90 minutësh që vlen jo vetëm kreun e renditjes së La Liga, por edhe lavdinë kundrejt rivalit historik. Përballja numër 255 zyrtare në të gjithë garat vjen në një moment të mirë për të dy ekipet, që duket se edhe këtë sezon do të garojnë në të tre frontet, por mbi të gjitha për titullin kampion të Spanjës. Barcelona që është edhe nën petkun e këtij trofeu, ndihet inferiore në duelet direkte në kampionat, pasi ka fituar 74, barazuar 35 dhe humbur në 77 raste.

Si rallë herë, kjo përballje nuk do të luhet në mitikun “Spotify Camp Nou”, gjithsesi trajneri i katalanasve, Çavi Hernandes është i bindur se rikuperimi i yjeve për këtë përballje do t’i japë një tjetër shtysë drejt fitores. “Jam shumë i lumtur që do kemi më shumë alternativa për këtë përballje të rëndësishme. Fakti që janë të gatshëm është fantastike për një trajner. Detyrimi është i njëjti për të dyja skuadrat, për të fituar. Unë mendoj se shanset janë të barabarta. Pothuajse kurrë nuk ka një të avantazhuar. Nga përvoja ime si lojtar dhe trajner nuk ka favorit, sepse El Clasico është i paparashikueshëm.

Në karrierën e tij është përballur shpesh me Barcelonën, por kjo konsiderohet speciale nga Carlo Ancelotti.

“Është vetëm një ndeshje, por shumë e rëndësishme. Ka tre pikë në lojë dhe shërben për dinamikën e skuadrës. Është shumë herët të thuhet se do të jetë vendimtare për sa i përket pozicionit në renditje. Ka shumë skuadra që do luftojnë deri në fund për titullin kampion”. Aktualisht, distanca mes Real Madrid dhe Barcelonës qëndron në vetëm një pike, kur janë luajtur 10 javët e para të La Ligës spanjolle.

Klan News

You may also like