Shans i artë për Laçin, Guindo tregohet më altruist seç duhet

by admin
Spread the love

Laçit i mungoi vetëm goli në ndeshjen e parë ndaj Iskras (Mali i Zi), por bardhezinjtë do të tentojnë ta gjejnë atë në Podgoricë, njëkohësisht edhe kualifikimin në raundin e dytë të Conference League.

Në barazim pa gola përfundoi sfida e parë e luajtur në “Elbasan Arena”, ndërkohë që përballja e kthimit do të zhvillohet në kryeqytetin malazez duke nisur prej orës 21:00, takim që do të transmetohet në Shqip 2.

Trajneri Shpëtim Duro ka bërë dy ndryshime në formacionin titullar të nënkampionëve të Shqipërisë. Në stol kanë përfunduar dy malazezët Dejan Zarubica dhe Marko Roganovic. Sfida e parë me bardhezinjtë nga minuta e parë për serbin Luka Cucin në krahun e djathtë të mbrojtjes. Renato Ziko është spostuar në mesfushë, ndërkohë që në vend të tij në krahun e majtë të mbrojtjes do të luajë Rudolf Turkaj.

ISKRA-LAÇI 0-1 (Mazrekaj 19′)

Aksion fantastik i Laçit. Mazrekaj, Guindo, Adeleke, por ky i fundit gabon pasi driblon portierin, duke gjuajtur jashtë.

39′ Kurbinasit sërish të rrezikshëm. Adeleke lëviz bukur, por gjuajtja e sulmuesit nigerian nuk është e saktë.

35′ Mundësi e shkëlqyer për Laçin për të shënuar golin e dytë. Saliou Guindo marshon drejt portës kundërshtare. Në fund zgjedh të pasojë për Adeleken, Mitrovic largon topin dhe mban në lojë Iskrën.

29′ Dalje e shpejtë e ekipit të Duros. Mazrekaj gjen Spahiun në krahun tjetër. Mesfushori i kurbinasve shmang bukur dy lojtarë, por diagonalja e tij është shumë e lehtë. Pret pa probleme portieri malazes.

Lojtës Videosh

00:00
00:39

21′ Kundërsulm i Laçit, kapiteni Mazrekaj dhuron spektakël në krahun e majtë dhe pason për Zikon, gjuajtja e të cilit nuk është e saktë.

19′ Laçi në avantazh. Mentor Mazrekaj ekzekuton mjeshtërisht një goditje dënimi. As Adeleke dhe as Ujka nuk e debijojnë topin që ndalet në trekëndësh.

Lojtës Videosh

00:00
00:44

13′ Mazrekaj kroson nga e majta, Spahiu gjuan me kokë, topi përfundon jashtë.

Lojtës Videosh

00:00
00:21

11′ Goditje dënimi për vendasit. Kojasevic kërcen më lart se mbrojtja kurbinase, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

8′ Laçi në sulm. Mentor Mazrekaj dhe Sebastjan Spahiu kombinojnë bukur mes tyre, ky i fundit gjuan por devijon mbrojtja e Iskrës.

FORMACIONET ZYRTARE

ISKRA (4-3-3): Kordic; Saletic, Mitrovic, Kumburovic,

LAÇI (4-3-3): Dajsinani; Cucin, Malota, Velkoski, Turkaj; Ujka, Ziko, Spahiu; Adeleke, Guindo, Zarubica. Trajner: Shpëtim Duro.


Top Channel

You may also like