Shakira po shijon jetën e saj të re që nga ndarja me Gerard Pique.
Rreth një vit më parë kolumbianja jetonte në qytetin e Barcelonës, me dy fëmijët dhe partnerin e saj të atëhershëm, yllin e futbollit Gerard Pique.
Pas ndarjes së diskutueshme mes artistes dhe ish-qendërmbrojtësit të Barcelonës, ajo vendosi të paketojë valixhet dhe të nisë një jetë të re në Amerikë.
Ndërkohë katalanasi zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në biznes në Barcelonë dhe të vazhdojë me zgjerimin e ‘Kings League’, që për ironi të fatit ka zbarkuar së fundmi edhe në tokën amerikane, përcjell portali rtv21.tv.
Ndërsa këngëtarja ka deklaruar se në Amerikën e Veriut, ka rizbuluar anën e saj muzikore, gjë që e bën të qartë suksesi i saj, si dhe është shumë më e qetë se në Spanjë .
“Në Spanjë, fëmijët nuk mund të shkonin në shkollë të qetë dhe situata në të cilën ata u ndoqën deri në derën e shkollës së tyre, nuk ishte e durueshme”, tha Shakira, e cila në të njëjtën kohë donte të theksonte nuk po fliste për fansat e saj në vend, të cilët e kishin mbështetur gjithmonë.
Shakira është shumë e kënaqur me drejtimin që po merr jeta e saj, duke u larguar nga rutina e saj e vjetër në Barcelonë.
“Unë i jam përkushtuar rritjes së fëmijëve dhe mbështetjes së karrierës së ish-partnerit tim. Nuk i kam parë kurrë fëmijët e mi kaq të lumtur. Ata shkojnë në aktivitetet e tyre jashtëshkollore pa i ndjekur askush, jo si në Barcelonë, ku kishim paparacët në derë çdo ditë” pranon ajo.
Rutina e saj e re është shumë më e qetë se në qytetin spanjoll, duke vënë në pah cilësinë më të mirë të jetës së dy fëmijëve të saj./21Media