Sfida Bologna- Sampdoria mbyll një javë plot emocione në Oversport

by admin
Spread the love

Java e 32-të e Serie A në Oversport dhe Tibo do të mbyllet me sfidën mes Bolognas dhe Sampdorias. Vendasit nuk fitojnë që nga 21 shkurti, por pas barazimit të arritur përballë Milanit kërkojnë fitoren në sfidën e sotme.

Rikthehen në formacionin titullar Orsolini dhe Soriano, por kundër Sampdorias do të mungojë i dëmtuari De Silvestri.

Miqtë rrezikojnë rënien nga kategoria dhe vijnë në transfertën e sotme në “Dall Ara” në kërkim të pikëve që të sigurojnë qëndrimin mes më të mirave të Italisë.

Pritet që Giampaolo të konfirmojë formacionin që luajti kundër Romës ndeshjen e kaluar. Do të mungojnë kundër Bolognas të dëmtuarit Ekdal, Giovinco, Damsgaard dhe Gabbiadini.

Sfidën e sotme mes Bolognas dhe Sampdorias mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo në orën 20:45.

Formacionet e mundshme:

BOLOGNA (3-4-2-1): Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; Hickey, Schouten, Svanberg, Dijks; Orsolini, Soriano; Arnautovic

SAMPDORIA (4-3-1-2): Audero; Bereszynski, Ferrari, Colley, Murru; Candreva, Rincon, Thorsby; Sensi; Caputo, Sabiri.

You may also like