Sezoni i qershive nis më herët për shkak të motit të ngrohtë, japonezët festojnë pa kufizime pas tre vitesh

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sezoni i lulëzimit të qershive u çel zyrtarisht këtë të martë, 10 ditë më herët se zakonisht për shkak të klimës më të butë dhe temperaturave më të larta.

Sezoni i sakurës ose i lulëzimit të qershisë në Japoni pritet me entuziazëm nga vendasit dhe vizitorët, të cilët ndoqën drejtpërsëdrejti ceremoninë, kur një zyrtar nga Agjencia Meteorologjike Japoneze foli nga faltorja Yasukuni, aty ku ndodhet pema që shërben si sinjalizim.

“Sot, më 14 mars, deklarojmë se sakura po lulëzon në Tokio“, tha zyrtari.

Lulet rozë në të bardhë ngjyrosin parqet, ndërsa japonezët organizojnë piknikë në natyrë, kryesisht nën hijen e pemëve.

Për herë të parë nga viti 2019, kur u vendosën masa të rrepta për shkak të pandemisë Covid 19, adhuruesit e luleve këtë pranverë mblidhen me miqtë e familjarët për të festuar pa kufizime.

Lulëzimi i llojit Somei-yoshino, i cili përbën më shumë se 90 për qind të pemëve të qershive të mbjella në Japoni, zgjat vetëm rreth një javë dhe ndodh në të njëjtën kohë, pasi pemët janë një lloj i vetëm.


Top Channel

You may also like