SEUL – SHBA dislokon aeroplanmbajtësen me energji bërthamore në ujërat e Koresë së Jugut

by admin
Spread the love

SEUL, 5 tetor /ATSH-AA/ – SHBA-ja do të dislokojë aeroplanmbajtësen e saj me energji bërthamore në ujërat e Koresë së Jugut pas lëshimit të një rakete balistike nga Koreja e Veriut.

Shefi i shtabit të Koresë së Jugut tha se aeroplanmbajtësja “USS Ronald Reagan”, e cila javën e kaluar u largua nga gadishulli pas stërvitjeve të përbashkëta detare të SHBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë, tani do të kthehet në Detin Lindor.

Kjo erdhi pasi Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të mesme veprimi (IRBM) që fluturoi mbi Japoni të martën.

Më parë, “USS Ronald Reagan” mbërriti në ujërat e Koresë së Jugut më 23 shtator për t’iu bashkuar stërvitjeve të kombinuara katër ditore nga forcat detare të Koresë së Jugut dhe SHBA-së që filluan më 26 shtator.

Megjithatë, tensionet u rritën më tej në rajon pasi Koreja e Veriut gjuajti raketën balistike mbi Japoni dhe si përgjigje SHBA-ja dhe Koreja e Jugut hodhën gjithashtu katër raketa tokë-tokë në Detin Lindor gjatë stërvitjeve të përbashkëta./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKQZ-Kuvendit: Të përcaktohen rregullat për financimin dhe fushata e subjekteve të identifikuara si ‘palë të treta’

You may also like