SEUL – Rriten tensionet pas testimit të raketës balistike me rreze të mesme veprimi

by admin
Spread the love



SEUL, 30 janar /ATSH-DPA/- Tensionet mbi armët bërthamore dhe programet raketore të Koresë së Veriut janë rritur sërish pas testimit të një rakete balistike me rreze të mesme veprimi.

Pavarësisht gjashtë testeve raketore të Phenianit gjatë muajit janar, sot u lëshua raketa e parë balistike me rreze të mesme veprimi pas disa viteve, sipas fqinjëve të saj Koresë së Jugut dhe Japonisë.

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae In akuzoi Phenianin për nxitje të tensioneve të reja në gadishullin Korean dhe iu bashkua SHBA-së dhe Japonisë të cilët kanë dënuar testimet raketore.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike, të cilat kanë potencialin për të mbajtur një kokë bërthamore.

Ekspertët mendojnë se seria e fundit e testeve të Koresë së Veriut synojnë janë pjesë e përpjekjeve për të bindur Uashingtonin të bëjë propozime konkrete për negociata.

Bisedimet për programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut janë pezulluar tre vitet e fundit. Pas shtrëngimit të sanksioneve të SHBA-së ndaj vendit të tij, kohët e fundit, Kim Jong Un la të kuptohej në fillim të këtij muaji se ai mund të fillonte sërish testimin e raketave balistike ndërkontinentale dhe bombave bërthamore.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Mbi 50 mijë qytetarë kanë dhënë mendimin e tyre në Këshillimin Kombëtar


You may also like